AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 21:52

Skënderbeu fiton gjithçka, merr edhe Superkupën

Skënderbeu fiton gjithçka, merr edhe Superkupën

Skënderbeu ka plotësuar treshen e trofeve për edicionin e fundit, duke fituar edhe Superkupën, pas kampionatit dhe Kupës. Edhe pse me një skuadër ku mungonin shumë nga emrat e sezonit të kaluar, korçarët kanë arritur të kalojnë Laçin me përmbysje, duke fituar 3-2.

Fillimisht ishin kurbinasit që shënuan me Lushkjen, por më pas golat e njëpasnjëshëm të Alitit, Muzakës e Bregut kthyen gjithçka në favorin e tyre. Goli i Xhixhës bëri pak më emocionuese minutat e fundit, por Skënderbeu menaxhoi gjithçka me qetësi dhe bëri të tijin trofeun.