AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 10:15

‘Bularati’, deputeti i PD-Ramës: 'Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni'

‘Bularati’, deputeti i PD-Ramës: 'Trimërinë mbas

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kritikuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit kundër ekstremistëve të “Agimit të Artë” në Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë mortore të Kacifas.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shkruan se “Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit nuk e ha as qeni”.

Më tej shehu thotë se “Ashtu si në të gjithë trajektin pesë vjeçar të marrëdhënieve të Rilindjes me Greqinë edhe në këto ngjarje të fundit në asnjë rast nuk u demonstrua “trimëri apo urtësi” pikërisht kur duhej njëra apo tjetra.

Në pesë vite u luajt roli i të “ fortit” atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyre me përpara marrëdhëniet shumë të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato”.

Postimi i plotë:

“Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!

Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke degjuar dje Kryeministrin te ngrihet perseri ne rolin e te “ fortit” gjate oshilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shemtuara e te rrezikeshme te Bularatit.

Ashtu si ne te gjithe trajektin pese vjecar te maredhenieve te Rilindjes me Greqine edhe ne keto ngjarje te fundit ne asnje rast nuk u demostrua “trimeri apo urtesi” pikerisht kur duhej njera apo tjetra.

Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atehere kur duhej mencuri e urtesi per te shtyre me perpara maredheniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkaterruar qellimshem ato.

U “kapitullua” atehere kur duhej qendruar e negociuar si dy partnere te barabarte per te arritur ne mareveshje dinjitoze e te vlefeshme.

U zhvillua keshtu ne kete hark kohor nje inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe vecse te fut ne nje spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikeshme.

E njejta “déjà vu” edhe me qendrimet e deklaratat teatrale kryeministrore per dinamiken e cfare ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmone jashte kohe e kontekstit.

Perfundimi: “Nje verre ne uje” sic thuhet, vetem kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qendrimeve.

Ndersa dje kanosja e tij: “Provoni te kaloni edhe nje here nga lagja ime, me gure do ju ndjekim”, me kujtoi femijerine!

TPZ.AL