TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të mira vijnë nga Kosova, pasi në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Mësohet se nga 503 mostra të marra nga ShSKUK, 66 raste kanë rezultuar pozitive.
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.
Instituti më tej thekson se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e stabilizuar me tendencë të rënies në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.