AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 15:19

Asnjë viktimë, 42 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë viktimë, 42 raste të reja me koronavirus në

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në rrjetet sociaele.

Fatmirësisht në orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.