AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 18:00

Aksioni i policisë/ Alibeaj: Asnjë bos droge nuk në është arrestuar, ata janë ulur në karrigen e kryeministrit

Aksioni i policisë/ Alibeaj: Asnjë bos droge nuk në

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, ka komentuar aksionet e policisë së ditëve të fundit. Alibeaj deklaroi se asnjë nga bosti e vërtetë të drogës dhe krimit në Shqipëri nuk është arrestuar.

Sipas tij bosët e vërtetë të krimit dhe drogës qëndrojnë të ulur në karrigen e kryeministrit bashkë me Edi Ramën.

LEXO EDHE:

Meta me Va nder Bellen: Austria mik i madh i Shqipërisë

Deklarata e Alibeajt:

Asnjë nga bosët e vërtetë të krimit dhe drogës nuk është arrestuar. Balla përmendet në dosje, është i lirë, Vangjush Dako ka lidhje me krimin është i lirë. Qazim Sejdini i Zhytur në bandat e krimit. Të fortët e vërtetë janë bosët e krimit, që policia e Xhafës dhe Ardi Veliut nuk i arrestojnë. Xhafaj dhe Veliu kanë detyrimin sot të informojnë qytetarët se sa janë bosët e arrestuar, sa janë laboratorët e drogës të zbuluar nga policia shqiptare pa e kërkuar ndërkombëtarët.

Në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë ndaj bosëve të krimit, për sa kohë që këta të fundit janë të ulur bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.