TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas daljes nga prokuroria, ku u thirr për të dëshmuar për çështjen “Xhisiela”, kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, u shpreh se emri i tij përflitet për shkak të baltës që Sali Berisha ka hedhur ndaj tij.
“Gjithmonë është përfolur emri im, është vazhda e baltës së hedhur të Saliut ndaj meje. Jemi mësuar me këtë pjesë”, tha Bushi, ndërsa nuk dha detaje rreth dëshmisë së tij në prokurori.
Artur Bushi u paraqit në prokurori rreth orës 10:30, ndërsa qëndroi aty për disa orë. Emri i Bushit u lakua nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, si një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, pasi pas denoncimit të Xhisiela Malokut fshihej djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Ditën e djeshme djali i deputetit Rraja u la në burg, edhe pse kërkoi lirinë.
Ish e dashura e Rexhep Rrajës, Xhisiela Maloku e mbrojti ditën e djeshme djalin e deputetit, duke thënë se ai nuk e kishte dhunuar dhe përndjekur, duke përgënjështuar kështu denoncimit e mëparshme të saj, që po mbajnë në burg Rrajën.