AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 15:57

Vidhnin naftë, arrestohen në flagrancë tre persona në Berat

Vidhnin naftë, arrestohen në flagrancë tre persona në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi. Finalizimi i operacionit të koduar “Gostencka” çoi në arrestimin e shtetasve:

1-Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar.

2-Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen “Kombinat”, Tiranë.

3-Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar

“Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi” thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

1 – 7080 litra naftë.

2 – Një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’.

3 – Një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’.

4 – 6 aparate telefoni celular.

5 – 225.100 lekë të reja.

6 – 450 euro.

Strukturat e DVP Berat thonë se po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” .