AKTUALITET, 1 Janar 2020, 23:19

Arsenali i bën dhuratë Artetës fitoren e parë, u jep leksion rivalëve të Junajtid

Arsenali i bën dhuratë Artetës fitoren e parë, u jep leksion

Mikael Arteta i është gëzuar më në fund fitores së parë në stolin e Arsenalit dhe nuk kishte mënyrë më të mirë për ta bërë këtë se duke mposhtur rivalët direkt për Europën të Mançester Junajtid. Skuadra londineze i ka dhënë një leksion futbolli “djajve të kiuq” të cilët kanë nisur vitin si mos më keq dhe me siguri do të përballen me kritika.

Takimi u vendos në pjesën e parë, kur Arsenali dominoi lojën dhe gjeti shpejt avantazhin me anë të Pepe. Më pas, londinezët kërkuan me ngulm golin e dytë ndërsa e gjetën në fundin e fraksionit të parë të lojës falë Sokratis.

Pritej reagimi i Junajtid por ai mungoi thuajse plotësisht, në një ndeshje për t’u harruar për skuadrën e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer. Kjo i dha mundësinë edhe Arsenalit të kthehet në garë për Europën pasi tanimë dy skuadrat ndahen nga vetëm 4 pikë në renditje.