TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një oficere vetëm 25 vjeç ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik të ndodhur teksa po priste të hapej semafori. Ngjarja ka ndodhur në Lefkada të Greqisë, ku e reja po priste që semafori të merrte ngjyrën jeshile për të shkuar në komisariatin e Patisas.
Por sipas mediave greke, në këtë moment një makinë tjetër ka ardhur nga mbrapa dhe është përplasur me mjetin e 25-vjeçares, i cili u përfshi nga flakët. 25-vjeçarja ngeci brenda, duke gjetur kështu vdekjen, pavarësisht se për nxjerrjen e saj u angazhuan dhjetë zjarrfikës.
E reja ishte në vitin e fundit të Shkollës së Policisë dhe ishte oficere prove që shërbente në Stacionin e Policisë Patisia. Shkaktari i aksidentit ka rënë në prangat e policisë, ndërsa mësohet se është plagosur lehtë edhe një person tjetër.