TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 39-vjeçar shqiptar, rezident në Itali prej disa vitesh, u arrestua dje nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit në Rimini.
Mbi shqiptarin ishte lëshuar një urdhër ekzekutimi për burgim, i lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Bolonjës sipas të cilit ai do të duhet të vuajë katër vjet e dhjetë muaj burgim, pas një dënimi për trafik droge.
Ai ishte nën arrest shtëpie por kishte mundur të arratisej dhe për këtë shkak policia kishte kontrolluar të gjitha adresat e familjarëve të tij dhe pas një sërë kontrollesh ku u gjet brenda një dollapi gjumi.