AKTUALITET, 1 Janar 2020, 19:49

Kurbin, kisha merr flakë natën e ndërrimit të viteve (VIDEO)

Kurbin, kisha merr flakë natën e ndërrimit të viteve (VIDEO)

Merr flakë natën e ndërrimit të viteve kisha e Shëlbuemit në Zhejë të Kurbinit.

Sipas raportimeve paraprake, shkak për zjarrin janë bërë kapsollet dhe fishekzjarret që dhe pse u ndaluan nga qeveria ka patur kudo në Shqipëri, sidomos në zonën e Kurbinit, ku nuk kanë munguar as të shtënat me armë zjarri.

Roja i kishës, i cili vuri re i pari flakët, njoftoi policinë dhe zjarrëfikësen e Laçit, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e flakëve, është dëmtuar çatia e kishës.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/kis.mp4"][/video]