TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Paraguait ka arrestuar Elton Radovanin, djalin e ish prefektit të Shkodrës Paulin Radovani të përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.
Elton Radovani është arrestuar pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mediat paraguajane bëjnë të ditur se sipas dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.
Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashme pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.