TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kalabri të Italisë pasi ka humbur jetën një shqiptar.
Sipas mediave italiane viktima është një 65-vjeçar shqiptar, i cili humbi jetën teksa po kthehej nga dasma e vajzës së tij.
Raportohet se makina tip ‘Fiat Punto’ me të cilën ai po udhëtonte bashkë me gruan dhe vajzën tjetër u përplas me një mjet tip ‘Golf’ , duke humbur jetën kështu në vend 65-vjeçari shqiptar. Emri i tij nuk dihet ende.
Por familja shqiptare nga gëzimi i dasmës, tashmë ka hapur dyer e mortit.