TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasësi shqiptar i avokatit grek, shqiptari Ibrahim Brahimaj ka reaguar pas dënimit të rëndë që ka marrë në Greqi me burgim të përjetshëm.
“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rreme, raportojnë mediat në shtetin fqinj.
Shqiptari ka pozuar nga shtrati i burgut duke pirë cigare dhe me celular në dorë, gjë e cila është e ndaluar për të burgosurit.
Javën e kaluar Gjykata e Apelit në Athinë vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë.
Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm.