AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 10:11

U tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit, Vasili kërkon largimin e Borchard: Jashtë nga Shqipëria

U tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit, Vasili kërkon


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka kërkuar largimin nga vendi ynë, të ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard, për gjestin e tij fyes ndaj shqiptarëve ditën e djeshme kundrejt banorëve të Unazës së Re, ku ai u tregoi gishtin e mesit.

Vasili shkruan se Borchard nuk është as OSBE as Europa dhe, sipas tij ai është një individ i akaparuar.

“Ky nuk është OSBE, ky nuk është Europa, ky është thjesht një individ i akaparuar,”-shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

Jashtë nga Shqipëria, Borchard!- shkruan Vasili në Fb. – Ky halabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve! Ky që qepi gojen për votimet puniste të 30 qershorit. Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE/-ODIHR për 30 qershorin. Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën, që mbuloi Shqipërinë.

Ky që në 2008 i bëri duart flakë, kur duatrokiste shkatërrimin e Kushtetutës dhe zgjedhjeve.

Ky nuk eshte OSBE,ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar.

Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?