AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 08:45

VIDEO/ Gruaja kap ‘mat’ burrin tek ‘Komuna e Parisit’, me gurë tenton të thyejë xhamat e makinës, sherri në rrugë

VIDEO/ Gruaja kap ‘mat’ burrin tek ‘Komuna e Parisit’,


Dje në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit ndodhi një skenë e pazakontë. Në një video të publikuar nga JOQ Albania, një grua mendohet se ka kapur burrin e saj “mat” me një femër tjetër në makinën e këtij të fundit.

Ajo shihet teksa i vërsulet makinës, më pas merr një gur në dorë dhe tenton t’i thyejë xhamat e makinës.

Pas këtij incidenti, burri del nga makina dhe e ndjek nga pas dhe mes tyre nis një konfrontim, ku nuk mungojnë të sharat dhe shtyrjet.

Duhet të themi se nuk dihen me saktësi rrethanat e ngjarjes.