TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kokainë e bërë gati, euro cash, mjete për përgatitjen dhe shitjen e drogës e sende të tjera të kundërligjshme janë gjetur nga policia dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë operacionit të mbrëmjes së kaluar në Tiranë, ku u godit një rrjet i shpërndarjes së kokainës dhe u arrestuan pesë persona.
Mes tyre dhe një efektiv i RENEA-s, Rael Luli, 27 vjeç.
Të arrestuarit e tjerë
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.
Policia dhe SHÇBA zhvilluan më pas kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.