AKTUALITET, 21 Gusht 2021, 09:18

Vala e katërt e koronavirusit në Gjermani, grupmosha më e rrezikuar

Vala e katërt e koronavirusit në Gjermani, grupmosha më e

Gjermania është përfshirë nga vala e katërt e pandemisë dhe numri i rasteve po rritet me shpejtësi, sipas një njoftimi të Institutit Robert Kox (RKI).

Përqindja e mostrave pozitive në testet e PCR në laboratorë u rrit nga 4% në 6% brenda një jave deri në mes të gushtit, sipas raportit të fundit javor të Institutit.

Të rinjtë janë më të prekur nga virusi: “Kjo tregon qartë fillimin e valës së katërt, e cila po rritet me shpejtësi, veçanërisht për shkak të rasteve në mesin e popullatës së re,” cilësohet në raportin e fundit të RKI.

Instituti Robert Kox vazhdon të vlerësojë rrezikun për shëndetin e qytetarëve gjermanë që ende nuk janë vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë.

Sipas raportit, që nga fillimi i korrikut ka pasur një rritje të rasteve pozitive në vend, veçanërisht në grupmoshat 10 deri në 49 vjeç.

Varianti Delta përbën 99% të rasteve.

Gjermania ka regjistruar 3,863,451 raste dhe 92,465 viktima që nga fillimi i pandemisë.