TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në by-passin Fier-Levan, ku janë përfshirë dy automjete, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga.
Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit.
Të plagosurat janë tre gra, dy prej të cilave nënë e bijë.
Makinat kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës.
Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës, me sa duket për pushime në Jug, pasi në vend janë përhapur valixhe dhe ushqime.
Mësohet se njëra prej automjeteve ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rruge.