AKTUALITET, 21 Gusht 2021, 09:26

Rëndohet situata në Kosovë, mbi 16 mijë e 300 raste aktive me koronavirus

Rëndohet situata në Kosovë, mbi 16 mijë e 300 raste aktive

Situata me pandeminë COVID-19 është rënduar tej mase në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së premte u regjistruan mbi 2.200 raste të reja, ndërsa 4 qytetarë humben jetën. Si pasojë edhe rastet aktive kanë shënuar rritje të madhe.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341. “Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.