AKTUALITET, 21 Gusht 2021, 11:53

Covid-19/ Spitali në Toronto pushon nga puna stafin e pavaksinuar

Covid-19/ Spitali në Toronto pushon nga puna stafin e pavaksinuar

Një spital në Toronto, Kanada mori vendimin për të pushuar nga puna çdo anëtar të stafit që nuk është vaksinuar plotësisht kundër Covid deri në fund të tetorit.

Grupi i rrjetit të kujdesit shëndetësor (UHN), i cili ka në pronësi Spitalin e Përgjithshëm të Torontos dhe Qendrën Onkologjike Margarita, tha se anëtarët e stafit që nuk ishin vaksinuar plotësisht deri me 8 tetor nuk do të paguheshin për dy javë.

Dhe nëse nuk vaksinohen deri në fund të muajit, ata do të pushohen nga puna.

Disa kompani kanadeze e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të tyre deri në vjeshtë, pasi vendi po përballet me rritje të rasteve që i atribuohen variantit Delta.

Qeveria federale njoftoi se vaksinimi kundër Covid do të ishte i detyrueshëm për të gjithë zyrtarët publike dhe punonjësit e tjerë.

Grupi i spitalit tha se kishte kontaktuar më shumë se 900 anëtarë të stafit të cilët nuk ishin njoftuar nëse ishin vaksinuar, duke shtuar se personeli duhet të marrë dozën e parë deri më 8 shtator.