TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fundjava ka sjellë fluks të shtuar edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku rradhë kilometrike makinash janë krijuar gjatë mëngjesit të sotëm në këtë pikë doganore.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shtetas shqiptarë me banim në Greqi të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tyre verore, janë duke u rikthyer në vendbanimet e tyre.
Shkak për radhët kilometrike është bërë dhe testi i shpejtë, i cili është i detyrueshëm për çdo person që kalon nga Shqipëria drejt Greqisë.
Njoftimi:
Më datë 20.08.2021, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së. Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 7645 shtetas në hyrje dalje, nga të cilët 2644 në hyrje dhe 5001 në dalje.