TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë.
Përgjatë relieveve malore kryesisht në Lindje dhe Juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Shërbimi Meterologjik Ushtarak, e nesërmja parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës.
Në fushën termike për sot temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndersa ditën e dielë pritet të pësojnë rritje në vlerat maksimale.
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.