AKTUALITET, 26 August 2026, 21:34

Dalin pamjet/ Momentet kur arrestohet Ergys Agasi në Durrës, policia rrethon makinën dhe i vë prangat

Këto janë momentet kur Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit arrestojnë Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës.

Në pamje shihet se si makinat dhe motorët e policisë rrethojnë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi, i shoqëruar nga ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.

Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe u vendosin prangat të dy personave. Arrestimi i Agasit u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me SPAK-un.