AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 22:25

Arrestim nga SPAK? Berisha: Nëse ka prova të sajuara do t'u kthehen në bumerang, kërcënimet me fëmijët e mi janë të pavlera!

Arrestim nga SPAK? Berisha: Nëse ka prova të sajuara do t'u

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se është i hapur për çfarëdo lloj hetimi që ka të bëjë me të. I pyetur nëse pret një mandat arresti nga SPAK, ai tha se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë imunitet apo mbrojtje deri më sot.

Sipas tij nuk i është transmetuar asnjë lloj prove nga SHBA-të për arsyet e shpalljes Non-grata. Po ashtu ai tha se i kanë ardhur edhe kërcënime për fëmijët e tij të cilat i ka konsideruar të pavlera.

“Unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjë lloj mburoje për çdo çështje që ka të bëje me mua apo fëmijët e mi që nga 1990 deri më sot, asnjë. Jam i hapur për çdo lloj hetimi mbi Tokë. Nëse ecim me prova të sajuara të kthehet bumerang. Kam kërkuar transparencë dhe vetëm kaq.Kërcënimet që kanë përcjellë për fëmiijët e mi nuk kanë asnjë vlerë”- tha ai.