AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 18:50

Lindita Nikolla merr fjalën si kryetare Kuvendi, shihni si “shpërthejnë” deputetët e PD-së (video)

Lindita Nikolla merr fjalën si kryetare Kuvendi, shihni si

Lindita Nikolla është Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, ku mori 79 vota pro nga 137 deputetë që morën pjesë në votim, dhe ku deputetët demokratë i grisën fletët e votimit, duke mos i hedhur ato në kuti.

Ndërsa Nikolla u ngjit në foltore të mbante fjalën e parë si kryetare Kuvendit, deputetët e opozitës nisën të përplasnin duart mbi tavolina. Kjo zgjati për disa sekonda. Më pas deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit.

Lindita Nikolla pason në këtë detyrë Gramoz Ruçin.