TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama u ndal te akuzat e ngritura nga Lulzim Basha ndaj tij.
Kryeministri tha se nuk i ka dëgjuar akuzat dhe nuk preferoi të jepte asnjë prononcim në këtë drejtim, ndërsa shtoi se çfarëdo deklarate është e mirëkuptueshme në një ditë kaq të vështirë për PD.
“Mos e besoni sepse skam prova për këtë. Por s'kam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim e respekt për traumat e të tjerëve”, u shpreh Rama.
Gjatë ditës së sotme, vëmendje u përqëndrua tek Sali Berisha, pas përjashtimit që kreu i PD-së i bëri atij nga grupi parlamentar.
Berisha është zotuar se do të nisë luftën për "zhbërjen e marrëveshjes së fëlliqur mes Bashës dhe Ramës".
[gallery ids="565901,565914,565891,565886,565887,565893,565894,565878,565877,565869,565842,565840,565833,565832,565834,565825,565826,565598,565596,565595,565589,565588,565591,565593,565579,565578,565547,565544,565548,565543,565535,565536,565540,565533"]