AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 18:16

Mbështetës të Berishës, Flamur Noka dhe Edi Paloka i binden vendimit të grupit të PD, grisin fletët e votimit për Nikollën

Mbështetës të Berishës, Flamur Noka dhe Edi Paloka i binden

Ndonëse janë pozicionuar në formacionin "pro Berisha" dhe kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi, Flamur Noka dhe Edi Paloka i janë bindur vendimit të grupit parlamentar për grisjen e fletëve të votimit, për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare parlamenti.

Pasi kanë marrë fletët e votimit, ata i kanë grisur në mënyrë demonstrative dhe janë larguar nga seanca. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Noka ka pasur një debat me Bashën duke kundërshtuar vendimin e tij për largimin e Berishës.

Ndërkohë që Paloka sot është shfaqur në krah të Berishës.

[gallery ids="565895,565896,565893,565892,565875,565873,565869,565868,565867"]