AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 19:04

Pasi e përjashtoi, Basha shfaq "pikëllimin" për Berishën: Sot mu dyfishua dhimbja për të...

Pasi e përjashtoi, Basha shfaq "pikëllimin" për


Lulzim Basha është prononcuar për mediat, pas daljes nga seanca e parë e Kuvendit.

Basha ka folur edhe njëherë për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.

Ai tha se vendimin e ka marrë me dhimbje, por se sot i është shtuar edhe më shumë kjo dhimbje, pas prononcimeve dhe gjuhës së përdorur ndaj ti, nga Berisha.

Kujtojmë se Berisha ka deklaruar ditën e sotme, se Basha "është shitur tek Edi Rama", "ka bërë marrëveshje të fëlliqur me Edi Ramën" dhe se kjo marrëveshje do të çmontohet.

"Kam ndjekur me dhimbje reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të, e kam shprehur një ditë më parë dhe nuk i heq asnjë presje. Dhimbjen që ndjej në nivel personal dhe njerëzor, m’u dyfishua sot nga gjuha e përdorur nga z.Berisha, por shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku më i madh, që është regjimi i Edi Ramës. 

Shpreh keqardhjen më të thellë që tezat e kundërshtarit tim dhe të çdo shqiptari të ndershëm, i kam dëgjuar nga goja e një njeriu, vlerësimin për të cilin e kam shprehur dje” tha Basha.

[gallery ids="565914,565911,565829,565832,565896,565917,565898,565890,565831,565825,565826,565827,565828"]