AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 19:33

Tentuan të kalonin kufirin me çantat plot me drogë, Policia greke ndalon dy persona, njëri prej tyre shqiptar

Policia greke ka arrestuar në kufirin me Shqipërinë, dy persona, njërin grek dhe tjetrin shqiptar.

Mediat helene shkruajnë, se policia i ka ushtruar kontroll dy automjeteve, e brenda tyre janë gjetur dy çanta të mbushura me marjuanë.

Sasia e saktë e sekuestruar është 31 kg e 300 gramë hashash, ndërsa janë konfiskuar edhe tre celularë, 100 euro dhe 6000 lekë të reja shqiptare.