TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli Rakipi ka qenë i ftuar në Syri TV, ku ka patur një debat me Aldo Bumçin.
Rakipi ka deklaruar se eksponentë të PD-së kanë heshtur gjatë tetë viteve të opozitës, për dobësitë e Lulzim Bashës dhe largimet masive të kritikëve të tij, por kanë filluar të flasin vetëm tani kur "sëpata" ka mbërritur tek Sali Berisha.
"Ju po flisni vetëm sot sepse vajti thika në palcë, te Sali Berisha. Këtu është një njëri që ka humbur katër herë. Nuk e keni parë fare ju këtë?
Se nuk ka kryetar të zgjidhet në mes të verës, në temperaturë 40 gradë, kur ka humbur dhe nuk është bërë asnjë analizë e humbjes.
Dilni tani dhe i thoni gjërat, sepse i erdhi sëpata Sali Berishës.
Keni mbajtur mbi shpinë një njeri të emëruar dhe nuk keni folur asnjëherë", tha ndër të tjera Rakipi.