TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Gjin Gjoni e pyeti Klodian Braho nëse do e marrë në pyetje shefin e qeverisë Edi Rama për çështjen e librit Albanian Files, të cilin opozita e ka çuar në SPAK. Braho tha se është një kallëzim konkret dhe kush k aprova duhet t’i dorëzojë sepse askush nuk është imun.
Klodian Braho: Është Kallëzim konkret nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe ketë e them me bindje.
Gjin Gjoni: Fijet të çojnë tek personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin, që duhet në rastin konkret, të pyetet qoftë edhe për rastin e inceneratorit, ose në çështjen e Albanian Files. Që në rastin konkret jepen shuma parash nga 60 euro metër katror nga njerëz të cilët sot nuk dihet nëse do ndërtojnë ose jo. Këta po lejen e kryeministrit nuk mund të ndodhë.
Më tej kreu i SPAK vijoi të shpjegonte se çështja e pastrimit të parave ishte fenomen shqetësues edhe për institucionin që drejton.
“Çështja e pastrimit të parave është shqetësim për ne. Është veprimtari kriminale që është cilësuar nga ne me risk të lartë dhe prioritare për SPAK-un. Hetimet e fundit tregojnë ndryshim të SPAK ndaj qasjes së këtyre veprave penale dhe aktiviteti. Aktiviteti i pastrimit të parave rrisin fuqinë financiare të krimit të organizuar dhe burimin për aktivitet të tjera kriminale ndaj edhe është si prioritet”, tha ai.
Edhe zëvendëskryetari i komisionit Ermal Elezi, i ka drejtuar Brahos pyetje sa i përket mungesës së personelit në strukturën e posaçme dhe kërkesën buxhetore për çështje infrastrukturore.
“Ju i referoheni raportit të BE për sundimin e ligjit, të publikuar në 2026, që do të jetë objekt i raportit të vitit të ardhshëm. Mungesa në personal lidhet me të dy aspektet, më shumë në disa vende ende të pa plotësuara në BKH, 40 vende për hetues, për të cilat shpejt do të nisë njoftimi për aplikimin. Megjithatë pavarësisht ajo që mban raporti për rritjen e ngarkesë së punës, kjo i referohet të dhënave të vjetra që i janë dërguar BE. Në 6 mujorin e parë të 2026 në kurbën e ngarkesës nga rritje në zbritje”, shpjegoi kreu i SPAK.
Kurse për shkakun e rënies së euros si pasojë e pastrimit të parave të krimit, Braho deklaroi se nuk kishte asnjë përgjigje për këtë çështje.