TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria mposhti 1-0 Uellsin e Gareth Bejlit në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”, me një gol të realizuar me penallti nga Bekim Balaj, duke u rikthyer te suksesi ndërkombëtar pas pesë ndeshjesh dhe menjëherë pas humbjes 0-4 me Skocinë në Shkodër në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Një penallti e fituar nga mesfushori Taulant Xhaka në minutën e 57-të dhe e realizuar një minutë më pas nga sulmuesit Bekim Balaj, goli i tij i pestë me kuqezinjtë në 30 ndeshje të shkodranit 27-vjeçar.
Ky ishte goli i parë i Kombëtares në pesë ndeshjet e fundit, kur për herë të fundit ishte shënuar në fitoren 1-0 ndaj Izraelit (7 shtator 2018).
Në tri ndeshje midis tyre, Shqipëria dhe Uellsi kanë tani në ekuilibër perfekt: nga një fitore secila dhe një barazim.
Dy takimet e tjera janë zyrtare dhe janë luajtur për eliminatoret e Kampionatit Europian 1996: fitore 2-0 e Uellsit në Kardif (07.09.1994) dhe barazim 1-1 në Tiranë (15.11.1995).
Sa për statistikë, kjo ishte miqësorja e 127-të, ku kjo e sotmja ishte fitorja e 45-të (33 barazime, 49 humbje). Sa për kuriozitet, në 329 ndeshje në total (zyrtare dhe miqësore), kjo ishte fitorja e 81-të (69 barazime, 179 humbje).
/TPZ.AL/
