TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ishte e thirrur së fundmi në programin ‘E diell’ në Top Channel ku foli jo vetëm për planet e saja si këngëtare por edhe për jetën private.
E pyetur nëse beson në besëtytnitë Anxhela tregoi një eksperiencë të çuditshme me këngëtarin Aurel Thellimi.
Ajo tregoi që së bashku me Aurelin janë ndaluar në aeroport për shkak të një gjethe dafineje.
Këngëtarja i kishte thënë Aurelit të merrte një gjethe dafine me vete sepse të sjell fat dhe të ardhura.
"Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajturgjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve se si të mbrohen. Radha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete. Kaloj unë e para ndërkoh policia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol.
'U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat. Më pas gjetën po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë. U detyrova t'ja shpjegoja policëve dhe në fund u sqaruan dhe ne kaluam të qetë", tregoi Anxhela.
