LIFESTYLE, 24 Qershor 2019, 10:34

E para këngëtare femër, Dua Lipa thyen rekordin dhe hyn në histori

E para këngëtare femër, Dua Lipa thyen rekordin dhe hyn në


Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të sukseshme shqiptare. Së fundmi ajo ka thye rekordin e shikimeve në “Spotify” dhe ka hyrë në histori.

Më mbi 800 milionë shikime në këtë platformë, Dua është e para këngëtare femër që e arrin këtë gjë.

Mjaft krenare për këtë arritje, Lipa e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në “Spotify”. Ajo e arriti këtë gjë me këngët “Neë Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”,”- shkruan ajo në një Instastory.

Ylli shqiptar ka hyrë në tregun ndërkombëtar vetëm prej pak vitesh dhe po arrin të prekë majat e suksesit.

Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.