LIFESTYLE, 23 Qershor 2019, 23:13

Erdogan humbi Stambollin, rrjeti shpërthen me meme: Kisha sjellë Damianin, e bënte tërmet

As përsëritja e votimeve në Stamboll nuk e shpëtuan presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij AKP nga humbja e qytetit më të madh në vend, Stambollit.

Ngjarja e rëndësishme për popullin turk u prit me interes edhe nga shqiptarët, që si gjithmonë nuk kursejnë as memet në rrjetet sociale.

Të frymëzuar edhe nga përgjimet e fundit të “Bild”, qytetarët imagjinojnë një bisedë mes kryeministrit Rama dhe Erdoganit.

“Po si e humbe prapë Stambollin? Pse nuk më the të kisha sjellë Gjiknurin me çunat të bënin tërmet”, i thotë Rama presidentit turk.