TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari shqiptar që së fundmi ka ardhur me një bashkëpunim me Noizyn, ka humbur ditën e sotme menaxherin e tij, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Reperi mjaft i njohur në Gjermani me emrin Azet, shkruan në një status në rrjetet sociale dhimbjen që ka ndjerë pasi miku dhe menaxheri i tij humbi jetën.
“Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte pranë meje 24 orë. Do të kisha dhënë dhe jetën për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu të pranoftë në Parajsë. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Sefa, vëllai im!”- shkruan Azet krahas një fotoje që kanë dalë bashkë.
Sefa Kaya humbi jetën ditën e sotme ne një aksident itë rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. 25-vjeçari ishte me origjinë turko-zviceran.