LIFESTYLE, 22 Qershor 2019, 19:44

Pas sherrit që u largua nga “Stop”, Ermal Mamaqi rikthen Alesia Bamin në “Klan”



Disa muaj më parë Alesia Bami u largua nga emisioni “Stop” ku ishte velinë, duke akuzuar drejtuesit e emisionit se e kishin hequr nga puna pa të drejtë. Burime treguan asokohe se shkak ishte një intervistë e saj në “Top Channel”, që kishte ngjallur debat mes saj dhe drejtuesve.

Pas kësaj, Alesia u bë pjesë e “E Diell”, ku është një prej drejtueseve të një segmenti dhe dukej e largët dita kur ajo do të shkelte në “Klan” përsëri.

Por, Ermal Mamaqi e ftoi të bëhej pjesë e puntatës së fundit të “Xing me Ermalin”, ku Alesia do të jetë një nga vajzat që do të marrin pjesë në sfidat e një spektakli lojërash me VIP-a që do të zhvillohet në qiell të hapur.

Alesia shikohet në fotot e publikuara nga Mamaqi për promovimin e puntatës përmbyllëse, ndërsa krahas Alesias do të jenë të ftuara edhe 6 vajza të tjera të njohura, mes tyre edhe ish-velina Kejvina Kthjella.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u aludua se Mamaqi do të largohet nga televizioni “Klan” për shkak të përfundimit dhe mosrinovimit të kontratës, ndërsa burimet thonin se ai do t’i drejtohej “Top Channel”.