TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv. Ministri i Brendshëm, Bersfort Llamallari, ka deklaruar në emisionin e Sokol Ballës, se operacioni "Anti-Kap ça të kapësh", është i nevojshëm, pasi policia është njoftuar nga raportet e të huajve, se krimi në Shqipëri është fuqizuar shumë.
Pra, u desh ndihma e raporteve ndërkombëtare, që institucionet shqiptare, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj dhe gjithë Rilindja, të kuptojnë se në Shqipëri është fuqizuar krimi edhe pse gazetarët dhe opozita, kanë një kohë të gjatë që bërtasin se krimi sundon vendin.
Madje vetë kryeministri Edi Rama, i ka ironizuar deklaratat e medias dhe opozitës me shprehjen e famshme "Krimi, krimi, droga, droga".
Ja shpjegimi i zv. ministrit për emergjencën që ka lindur papritur në Shqipëri:
“Kemi krim në Shqipëri që prej 1992 dhe nuk duhet mohuar, aspak. Pati edhe një polic që u vra në operacione anti-drogë. E njëjta gjë edhe me grupet kriminale. Në 2017 u lancua operacioni “Forca e ligjit”. Quajeni emergjencë ose jo, raportet ndërkombëtare kanë treguar se këto grupe ishin bërë të fuqishme. Duke qenë se ishte e fuqishme, policia duhet të godiste mbjelljen e drogës, pronat e grabitura. Forca e ligjit ka mbi 250 persona të arrestuar.
/TPZ.al/