AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 21:47

‘Resorti s’mbiu si kërpudha pas shiut. OFL më duket si film aksion’, Anila Hoxha debat me Lleshajn

‘Resorti s’mbiu si kërpudha pas shiut. OFL më duket si

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për operacionet "Anti-KÇK". Lleshaj në emisionin “Open” në Top Channel, pati një debat me gazetaren Anila Hoxha, për mosveprimin e policisë ndër vite

Hoxhaj dhe Lleshaj shkëmbyen disa replika me njëri-tjetrin dhe gazetarja u shpreh se, Policia duhet të bënte punën që bën sot vite më parë.

Hoxha: A do t’i shkojë letra për justifikimin e pasurisë Elvis Roshit?

Lleshaj: Po, letra për justifikimin e pasurisë do t’i shkojë çdo personi që është dënuar për traikim, vrasje etj- u përgjigj Lleshaj nëvshtirësi.

Hoxha: Po, këta janë dënuar për ato auza që ju thoni, ateherë pse nisi nga Shijaku aksioni?  Mua ky aksion më duket si një film aksion që zgjat 3 ditë dhe pastaj do të kthehet në telenovelë. Do ta sfumoni policinë si gjithmonë. E kemi pasur ligjin anti-mafia dhe polica nuk ka vepruar më herët.

Lleshaj: Po juve mund tju duket si të doni por më lini kohë të përgjigjem. Aksioni nisi nga Shijaku se atje kishim një ngjarje. Kishin pasuri shumë të madhe me resorte.

Hoxha: Nuk mbinë si kërpurdha pas shiut resortet. Resorti ishte aty.

Lleshaj: Më lini të përgjigjem. Nuk ja kam marrë dorë mediave.

Hoxha: Do mësoheni dhe ju.