TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë 14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm katër ditët e para të punës në terren.
Shtatë prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit.
Por gazetarja Klodiana Lala tha se kjo që po ndodh me OFL “fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend”. Ajo tregoi edhe rastin e Lulzim Berishës.
Klodiana Lala: Këtyre personazheve nuk mund tu merret më asnjë qindarkë. Kanë një histori të mbyllur me drejtësinë. Marrim rastin e Lulzim Berishës, është dënuar me burgim të përjetshëm, u çel një hetim për gjyqtarët që e liruan dhe nuk e di çfarë ndodhi. 7 vendime gjykatash ka për pasurinë e tij dhe Lulzim Berishës i është liruar pasuria me garanci të ish-deputeti të PS. Në atë kohë rezultoi që pjesë më e madhe e pasurisë së tij, rezultoi që i përkiste një ish-deputeti të PS. Është fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend. Shkon Lulzim Berisha dhe deklaron… E di cili është qëndrimi i ligjzvënesit, duhet të hetojë me SPAK me BKH që të gjejë ato pasuri./