AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 21:27

Astrit Patozi vijon “luftën” me Bashën: Luli pret që të vijnë vetë zgjedhjet e parakohshme

Astrit Patozi vijon “luftën” me Bashën: Luli pret që

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar bashkëbisedimim e Lulzim Bashës me qytetarët në rrjetet sociale. Patozi shprehet se Basha uron, që zgjedhjet e parakohshme të vijnë vetë.

Mesazhi i Patozit

ËNDRRA JANË, MBASE EDHE DALIN...

Të gjithë hallexhinjtë e botës kanë të përbashkët se urojnë me gjithë shpirt që të bëhet më mirë.

Të varfërit luten që të bëhen një ditë të pasur, të sëmurët rëndë i falen Zotit që të shërohen, të burgosurit shpresojnë gjithmonë t'i kapë amnistia dhe të lirohen, e kështu me radhë të tjerët.

Ndërsa Lulzim Basha paska uruar sot në facebook që të vijnë vetë zgjedhjet e parakohshme.

Nuk e kanë keq, se ëndrra janë, mbase edhe dalin.