TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Opinion", ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan.
Gjatë fjalë së tij në studio, Hoxha u shpreh se fotoja është bërë tre vite më parë në resortin e Çapjas, i cili nuk është i dënuar , por pasuria e familjes së tij është subjekt i anti-KÇK-së, një operacion i shpikur nga Edi Rama.
Deklarata e OFL për Çapjan:
“A. Ç, 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016. Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.”, thuhet në njoftimin e OFL-së.