AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 19:07

Incidenti në QS/ “Më erdhi keq për zonjën se ishte e terrorizuar”, Basha: Kërcënimet, arma e fundit e këtij regjimi, t’i vënë gishtin kokës

Incidenti në QS/ “Më erdhi keq për zonjën se ishte e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar sërish incidentin që ndodhi në ambientet e një prej konvikteve të djemve në Qytet Studenti, ku kryeopozitarit iu kërkua nga sportelistja e godinës që të largohej nga ato ambiente.

Gjatë një bashkëbisedimi në ‘Facebook’ me qytetarët, Basha teksa i është përgjigjur një studenteje për ngjarjen në fjalë, tha se frika dhe kërcënimi janë arma e fundit e kësaj qeverie. Mes të tjerash ai tha se nuk ishte faji i punonjëses së konviktit, pasi sipas tij ajo kishte marrë urdhër nga lart dhe se ishte e terrorizuar.

“Unë do e vazhdoj turin tim. Nuk ka askush dhe asgjë që të më bëjë mua të ndryshoj këtë që kam zgjedhur, që t’ju takojë juve. Më vjen keq për atë zonjën, se e bëri me urdhër nga lart. Ishte e terrorizuar. Në atë vend ku ra komunizmi, pamë një shfaqje të paimagjinueshme. Kryetari i PD pa gjendjen studentëve. Është një sjellje e turpshme, jo për zonjën, por për ata lart. Ti vënë gishtin kokës, se mua s’më ndalin dot. As bashkëpunëtorët e mi. Frika dhe kërcënimi janë armët e fundit të këtij regjimi. Janë shenja e qartë se po ju vjen fundi. Ndaj unë do e vazhdoj turin në universitet. Sa i takon mësimdhënies, uroj që të kem mundësi, por si fillim të bëjë diçka që të ndryshojë fatin tuaj në të mirë të këtij vendi.”, tha Basha.