TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Greqia tani është një shtet mashtrues në Mesdheun Lindor, duke tejkaluar dhe kapërcyer vijën”, tha sot zëdhënësi i partisë qeverisëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik.
Turqia nuk do të pranojë e as nuk do të falë asnjë veprim ose blof kundër politikës së saj “Atdheu i Kaltër” në territorin e saj detar, tha Çelik para përfaqësuesve të mediave pas një takimi të bordit të partisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lidhje me veprimet e Francës në rajon, e cila ka mbështetur përpjekjet greke për të kufizuar Turqinë në brigjet e saj, ai tha se Franca nuk fiton asgjë duke sjellë mjete luftarake në Mesdheun Lindor ose duke mbajtur stërvitje me administratën e Qipros Greke.
Muajin e kaluar, dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore Franceze dhe një aeroplan ngarkesë C-130 zbarkuan në Qipron Greke, duke u bazuar në një marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Nëse presidenti francez Emmanuel Macron përpiqet të tërheqë një vijë të kuqe në “Atdheun e Kaltër” të Turqisë, Turqia do të përgjigjet, shtoi Çelik.
Turqia ka argumentuar se palët duhet të ulen për dialog për të arritur një zgjidhje fituese për të dyja palët të bazuar në ndarjen e drejtë.
Greqia së fundmi ka kryer stërvitje ushtarake, përfshirë edhe me Francën, që synojnë të ndalojnë Turqinë në synimin e saj për të kërkuar energji, si dhe ka armatosur ishujt në Egje, duke shkelur traktatet e paqes, shkruajne mediat turke.
Marrëveshja e fundit e përcaktimit detar të Athinës me Egjiptin ka shkaktuar tensione të mëtejshme midis dy fqinjëve.
Qasja e Francës që inkurajon Athinën ka përkeqësuar më tej tensionet./AA