BOTA, 27 Gusht 2020, 19:02

1411 raste të reja me Covid në 24 orë, ulet numri i viktimave në Itali

1411 raste të reja me Covid në 24 orë, ulet numri i viktimave


Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në Itali. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 1411 raste të reja.

Deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 263 949 mes të cilëve 35 463 kanë humbur jetën.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 225 pacientë duke e çuar në 206.554 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të tretën ditë rradhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve mbetet 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98.814.