TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje apo janë asfiksuar ndërsa tentonin të dilnin nga një klub nate në Lima të Perusë.
Trazirat u krijuan pasi policia u fut në biznesin në fjalë për të shpërndarë të pranishmit.
Sipas raportimeve, klubi i natës ishte i hapur në kundërshtim me masat e vendosura nga autoritetet për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Veç viktimave, të paktën gjashtë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe tre policë.
Në momentin që policia u fut në klubin e natës, në ambientet e brendshme ndodheshin rreth 120 persona, të cilët tentuan që “t’ia mbathnin”.
Ministria e Brendshme, më anë të një njoftimi për shtyp deklaroi se turma tentoi të largohej drejt një dere të vetme dhe kjo u bë shkak për tragjedinë.
Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga 23 persona.
Peruja ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe klubeve të natës që prej marsit dhe ka ndaluar grumbullimet me shumë njerëz.