BOTA, 27 Gusht 2020, 18:17

Rritje të frikshme të rasteve me COVID-19 në të gjithë botën! 1411 raste të reja në Itali, SHBA kryeson grafikun e pandemisë

Rritje të frikshme të rasteve me COVID-19 në të gjithë


Totali i vdekjeve nga koronavirus ka arritur shifra të frikshme. Në të gjithë botën numri është rritur me 24 milionë e 180 mijë viktima.

Grafikun e pandemisë vazhdon ta kryesojë SHBA-ja, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Vdekjet në 24 orët e fundit ishin 1199, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në 179 725.

Në Gjermani, totali i të identifikuarve me Covid është pothuajse 238,000 që nga fillimi i pandemisë Covid-19 teksa vazhdon debate midis qeverisë federale dhe Landeve për masat që duhen marrë për të përmirësuar përhapjen e sëmundjes.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13), për një total prej 35 463 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të tretën ditë rradhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve mbetet 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98.814.