BOTA, 25 Gusht 2020, 17:18

Riaktivizohen vatrat e COVID-19 në Spanjë, kryeministri nxjerr ushtrinë në terren

Riaktivizohen vatrat e COVID-19 në Spanjë, kryeministri nxjerr


Spanja do të angazhojë ushtrinë, në ndihmë të rajoneve ku ka shpërthyer sërish COVID-19. Njoftimi është dhënë ngakryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Sanchez tha se rikthimi i pandemisë në Spanjë është shqetësues, por gjithsesi është larg shifrave të marsit. Gjatë asaj kohe, Spanja vendosi masat më strikte në Europë, dhe në disa rajone nuk u zbutën.

Sipas mediave të huaja, liderët e rajoneve kanë të drejtën t’i kërkojnë qeverisë aplikimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ne nuk mund të lejojmë pandeminë që të kontrollojë jetët tona sërish, ne duhet të marrim kontrollin, të thyejmë sërish kurbën“, vijoi Sanchez.

Ky i fundit i bëri thirrje gjithashtu spanjollëve që të shkarkojnë aplikacionin “Radarcovid”, i cili ndihmon në gjurmimin e rasteve me COVID-19. Aktualisht në Spanjë numërohen mbi 405 mijë raste me COVID-19,  nga të cilët 28.872 kanë humbur jetën.