TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mjeke në një spital indian është përshëndetur si heroinë teksa ndaloi një pacient të prekur nga Covid-19 të hidhej nga kati i katërt i spitalit.
Në rrjetet sociale shfaqet mjekja e veshur me kostumin e plotë kundër Covid-19 që del nga dritarja e dhomës dhe përpiqet të bindë pacientin e shqetësuar me Covid-19 që të mos hidhet në tokë.
Ngjarja ndodhi në Spitalin ‘Netaji Subhash Chandra Bose’ në qytetin qendror të Jabalpurit. Policia erdhi menjëerë në vendin e ngjarjes megjithatë pas një bisede me mjekët, pacienti ndryshoi mendje dhe vendosi të mos hidhej, tha spitali në një deklaratë.
Edhe pse motivet që e shtynë pacientin të provonte hedhjen nga kati i katërt janë të paqarta, veprimet e tij duken si një përpjekje vetëvrasjeje.
Hulumtime të ndryshme tregojnë se pandemia e Covid-19 ka çuar në një rritje të sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjeve në Indi për shkak të ankthit dhe depresionit.
